Horoskopi sot.

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Në dashuri ka të ngjarë që në këtë ditë të mërkurë 13, të ketë diçka për të rishikuar me partnerin/en tuaj. Ditë e ethshme në punë duke pritur zhvillimin dhe ecurinë e projekteve të filluara kohë më parë

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Në dashuri, situata është pak e trazuar, kryesisht për shkak të shumë punëve që keni në duar. Me pak durim do të kompensoni kohën e humbur duke iu përkushtuar lidhjes tuaj. Në punë, një ndryshim është i mundur, por nëse përfshin shpenzime të jashtëzakonshme, kini kujdes të shtrimi këmbët sa keni jorganin!

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Në dashuri, nëse ka pasur disa siklete gjatë dy ditëve të fundit, përpiquni të rikuperoni marrëdhënien me partnerin tuaj pa e ngacmuar atë. Në punë, e Mërkura dhe tre ditët e ardhshme duken shumë pozitive.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Në dashuri, më së paku duhet të shtyni diskutimet a debatet për mosmarrëveshjet me partnerin, janë të padobishme dhe nuk është koha e duhur. Në punë, ditë ideale për të realizuar një projekt pune që ju intereson shumë.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Në dashuri është koha që ata që janë beqarë të shikojnë përreth. Në punë është koha më e mirë për të rënë dakord për gjëra të rëndësishme.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Në dashuri është koha ideale për të bërë paqe me një person me të cilin keni pasur probleme kohët e fundit. Në punë ka një problem për të zgjidhur, po ashtu dhe një shpenzim të papritur, në çdo rast do të keni mundësi të gjeni zgjidhjen e përshtatshme.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Në dashuri mund të ketë debate në çift, të gjata dhe për më tepër, për arsye të kota. Në punë, ashtu si në dashuri, duket se do të keni një ditë të zymtë.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Në dashuri ende mund të ruani një lidhje që keni edhe pse trazirat janë mes jush. Në punë, marrëdhëniet profesionale duhet të rishikohen për t’u përballur me sfida të reja.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Në dashuri situatë interesante, jo vetëm këtë të mërkurë, por edhe të enjten, plot me emocione të mëdha. Mundësi të reja në punë, veçanërisht për ata që kanë bizneset e tyre.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Në dashuri, një situatë ende neutrale për dashurinë, por miqësitë që lindin në këtë periudhë mund të bëhen diçka më shumë. Në punë, një problem i papritur që lidhet me shtëpinë do t’ju ​​detyrojë të bëni një shpenzim të papritur.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Në dashuri, filloni të shikoni përreth, është koha për të filluar aventura të reja, vihuni në lëvizje. Në punë është koha për të ndryshuar ca gjëra, pse jo edhe punën që keni aktualisht.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Në dashuri, nga kjo e mërkurë dhe deri të Dielën është e mundur të shërohet një trazirë në dashuri. Puna nuk shkon fort mirë dhe duket se kjo nuk është koha më e mirë për të shpresuar një ngritje në detyrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu