Horoskopi sot.

Dashi

Pritet që pasditja e së premtes të jetë shumë më e mirë se mëngjesi për sa i përket dashurisë dhe ndjenjave. Në punë tregohuni të kujdesshëm në përgjigjet që jepni gjatë mosmarrëveshjeve.

Demi

Ndoshta po prisni shumë nga partneri/ja juaj, por të premten përpiquni të jeni më tolerantë. Situata interesante profesionale edhe për ata që ndihen të lënë pas dore.

Binjakët

Keni një zemërgjerësi dhe ndjenjë përgjegjësie, dashuritë që lindin në këtë periudhë mund të jenë shumë të rëndësishme. Nuk është e pamundur që muajin e ardhshëm të vijë një mundësi e shkëlqyer në sferën e punës.

Gaforrja

Dashuria vazhdon, por të afërmit dhe miqtë nuk po jua bëjnë jetën të lehtë, ndaj përpiquni të rezistoni. Tani i keni të gjitha mundësitë për një promovim në punë.

Luani

Kushtojini vëmendje fjalëve që do të përdorni me partnerin/en tuaj këtë mbrëmje. Në punë gjërat janë në ekuilibrin e duhur, përpiquni të kthjelloni mendjen.

Virgjëresha

Mosmarrëveshjet mund të zgjidhen, këtë të premten do të keni marrëdhënie të mira me të tjerët. Shmangni apo shpërfillni njerëzit që ju pengojnë të rriteni në punë.

Peshorja

Mëngjes paksa i ndrydhur, pasdite do të rikuperoni gjithçka. Në punë është një kohë kur duhet t’i merrni gjërat me qetësi, të shmangni stresin.

Akrepi

Këtë të premte yjet janë miqtë tuaj, përpiquni të përfitoni nga rasti. Rimëkëmbje e ngadaltë në punë, por rikuperim është dhe ky gjithsesi.

Shigjetari

Dashuria nuk është në ditën tuaj më të mirë aktualisht, megjithatë mos u sforconi shumë. Puna po përparon, por mundësitë janë që të bëhet më mirë.

Bricjapi

Këtë të premte do të jeni të shqetësuar dhe nervozë, përpiquni të ruani qetësinë. Puna ju ka përfshirë totalisht. Një ditë pushimi do t’ju bënte mirë.

Ujori

Ditë interesante për ata që dëshirojnë të çojnë përpara një projekt në çift. Puna vazhdon t’ju japë kënaqësi.

Peshqit

Jeni të dashuruar, po, por me jetën, jo me planet për një lidhje të qëndrueshme. Kërkoni dikë për t’i kanalizuar këto energji, keni dhe ju nevojë për stabilitet. Puna po ecën, por ngadalë, dita e rikuperimit është afër.