Horoskopi per diten e sotme.

Dashi

Jeta në çift do jete shumë e mirë gjatë kësaj ditë. Të dy me partnerin do tregoheni me tolerante dhe më të kuptueshëm me njeri-tjetrin. Beqaret do hapin një faqe te re ne jetën sentimentale. Ka shumë gjasa që të takojnë edhe dashurinë e shumëpritur.

Demi

Heshtja gjatë kësaj ditë do jete armiku kryesor i lidhjes suaj. Keni shumë nevoje për dialog me njeri-tjetrin, te ndani entuziazmin, mërzitjet, pasionin. Shprehuni! Për beqaret, plantet kane rezervuar disa surpriza mjaft te këndshme nga te cilat ju do ndiheni mjaft mirë.

Binjakët

Sektori i dashurisë se çifteve nuk do të influencohet nga asnjë planet dhe dita do jete përgjithësisht ashtu si e kishit dëshiruar. Shfrytëzojeni! Për beqaret do jete ditë e favorshme për deklarata dashurie dhe kërkesa për martesë.

Gaforrja

Marrëdhënia me partnerin tuaj do të përmirësohet mjaft të mërkurën dhe ju do ndiheni mjaft mirë. Në mbrëmje do kaloni edhe disa momente romantike dhe pasonante. Beqaret do përjetojnë mjaft kënaqësi.

Luani

Gjatë kësaj ditë do keni përmirësime të jetës suaj ne çift. Klima e ftohte që mbizotëronte do filloje dalëngadalë të ngrohet. Bëni pak durim! Nëse jeni beqare poshtë moshës 30-vjecare, do keni takime të cilat do të ndryshojnë tërësisht jetën tuaj.

Virgjëresha

Tregohuni më të sjellshëm dhe të ëmbël më partnerin tuaj. Mos u nxitoni më ato që do i thoni sepse edhe vetëm një fjalë mund te lëndoi shumë. Beqaret kësaj here do kenë fat të gjejne dashurinë e madhe.

Peshorja

Fale ndikimit të madh te yjeve, jeta juaj në çift do jetë harmonike. Dilni për ndonjë darkë të mërkurën që ta ndryshoni paksa edhe rutinën. Do ndiheni mjaft mirë! Beqaret do jene sentimentale dhe do i dorëzohen te parit që do i ngacmoje.

Akrepi

Ata që kanë tashme një lidhje do tregohen me posesive dhe mjaft xheloze. Bëni shumë kujdes mos e teproni sepse partneri mund te marrë edhe vendime që nuk do iu pëlqejnë. Beqarët do jenë shumë magnetike dhe të sinqertë me personat që do takojnë

Shigjetari

Marrëdhënia në çift do të karakterizohet nga intoleranca dhe irritimi. Do doni të dale e juaja por partnerit nuk do i pëlqej. Në disa momente do ndiheni edhe të pasigurit për vazhdimësinë e kësaj lidhjeje. Beqaret do jene joshës dhe do e bëjnë për vete atë që pëlqejnë.

Bricjapi

Fale ndikimit mjaft pozitiv te Diellit në qiellin tuaj, kjo ditë do jetë një nga më të bukurat e këtij viti për ju. Mundohuni ta shfrytëzoni sa më shumë! Do të ndiheni shpesh të lumtur. Beqaret do jene në qënder të vëmendjes fale sharmit që do kenë.

Ujori

Në lidhjen tuaj do mbani më shumë përgjegjësi për veprimet që do bëni dhe do i pranoni edhe fajet. Harmonia do te mbizotëroje gjatë gjithë ditës. Për beqaret do jene mjaft te favorizuara lidhjet e qëndrueshme dhe tradicionale.

Peshqit

Ata që jetojnë në çift do ndihen gati te lenë pas lirinë prej beqari dhe të mendojnë të vendosin një unaze në gisht. Ka mundësi që partneri t’iu bëjë një propozim interesant. Ata që janë ende vetëm nuk duhet të sakrifikojnë gjithçka për të krijuar një lidhje.