Horoskopi sot.

Dashi

Në dashuri duhet të keni parasysh që prej disa muajsh ndjenjat tuaja janë në gjendje të acaruar. Puna po ecën në drejtimin e duhur pasi suksesi nuk mungon dhe, së fundmi jeni afër njerëz që besojnë tek aftësitë tuaja.

Demi

Falë ndikimit të Hënës keni mjaft energji. Në punë po vjen një periudhë shumë e mirë, mjafton të shmangni zgjedhjet e rrezikshme edhe pse nuk përjashtohen diskutimet.

Binjakët

Prisni deri të enjten dhe të premten për të pasur caste romantike në dashuri. Në punë, duhet të jepni argumente të sakta, ndërsa këshillohet të mos e detyroni askënd të bëjë veprime të caktuara. Ndërkohë sugjerohet që të rinovoni kontratën e punës brenda muajit maj.

Gaforrja

Nëse dashuria kalon në një fazë me disa probleme, është më mirë të shtyni çdo diskutim për të shtunën. Studentët mund të zgjedhin për të bërë një ndryshim në arsimin e tyre ndërsa punonjësit nuk e dinë nëse do të vazhdojnë apo jo një bashkëpunim që kanë nisur

Luani

Këto janë momente tensioni në dashuri, por duhet të jeni të vëmendshëm ndaj mosmarrëveshjeve veçanërisht me Ujorin dhe Demin. Në punë, nëse keni nisur diçka të re, mund të jeni në ankth për atë që nuk mund ta përfundoni menjëherë.

Virgjëresha

Të martën keni një Hënë të favorshme në dashuri, përfitoni prej saj. Në punë është e nevojshme të realizoni projekte të reja pasi mund të ketë rrugë që nuk i keni menduar. Mund të lindë një detyrë e re për ju.

Peshorja

Dashuria është e qëndrueshme, prej pak kohësh nuk ka asnjë lajm të madh. Në punë është mirë të shmangni debatat e vogla, aq më tepër që fundjavat e shkurtit janë të mbushura me mendime të dyshimta.

Akrepi

Në dashuri mund të keni disa diskutime të vogla. Edhe në punë mund të jeni pak konfuzë, por nuk ka asgjë serioze.

Shigjetari

Në dashuri duhet të jeni të kujdesshëm dhe të mos e teproni, sidomos në datën 10 të muajit. Nëse keni një dyqan, mund të keni nevojë për disa blerje shtesë.

Bricjapi

Falë ndikimit të Afërditës, do ju shtohen ndjenjat për partnerin/partneren ose dikë që pëlqeni. Në punë duket se situata është pozitive, një rol i pasigurt mund të jetë përfundimtar dhe nuk mungon dëshira për t’u rikthyer në lojë.

Ujori

Në dashuri ka ende pak tension. Tregoni maturë nëse po përjetoni romancë me një person që i përket shenjës së demit ose akrepit. Në punë mund të përballeni me vonesa në marrëveshje ose marrjen e pagës, por kini durim.

Peshqit

Falë ndikimit të hënës, mund të rikuperoni çdo gjë që nuk ka ecur siç duhet në historinë tuaj të dashurisë. Edhe në punë situata është e mirë, ka rikuperim. Nëse nuk shihni përmirësime, thjesht duhet të jeni më optimistë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu