Horoskopi sot:

Dashi

Afërdita e trazuar ju fton të kushtoni më shumë vëmendje në dashuri, sepse këtë të mërkurë mund të ketë shumë keqkuptime me partnerin/en. Në punë jeni pak të pavendosur dhe nuk e përjashtoj mundësinë e rishikimit të kushteve të një marrëveshjeje.

Demi

Takimet janë të preferueshme për beqarët, nuk e përjashtoj mundësinë e përjetimit të një ndjesie në mënyrë të veçantë. Nuk mungojnë idetë në punë, është koha më e mirë për të demonstruar vlerën tuaj.

Binjakët

Periudha është e turbullt për ndjenjat. Këtë të mërkurë përpiquni të qëndroni larg polemikës, një ish mund të kthehet për t’u shfaqur sërish para jush. Në punë duhet të sqaroni gjërat duke hedhur në letër prioritetet tuaja reale.

Gaforrja

Këtë të mërkurë dita nis pak me lëvizje të ngadalta ndaj mos u bëni të paduruar nëse gjithçka nuk shkon sipas planit. Në punë keni shumë gjëra për të bërë, mos hezitoni të kërkoni ndihmë nëse e kuptoni se nuk mund të vazhdoni vetëm në gjithçka.

Luani

Ditë e favorshme për ndjenjat, nëse jeni vetëm mund të keni një takim të rëndësishëm. Nga ana tjetër, në punë nëse jeni në moshë të pjekur duhet të merreni me disa shkresurina të pakëndshme burokratike.

Virgjëresha

Kujdes mos e shtyni shumë debatin në dashuri, ka kohë që partneri/ja juaj ju duket e largët. Në punë, nëse keni një negociatë në pritje, përcaktoni qartë kushtet e marrëveshjes.

Peshorja

Pjesa e parë e ditës së mërkurë fillon në mënyrë pozitive, ndërsa pasdite një telefonatë mund t’ju shqetësojë. Në punë ndoshta do të ketë një marrëveshje për t’u rishikuar.

Akrepi

Në dashuri, mos u ekspozoni shumë ndaj sherreve, rrezikoni të lëndoni ndjeshmërinë e partnerit/es tuaj. Rikuperim nga e enjtja. Në punë keni nevojë për më shumë garanci, por bëni kujdes dhe mos bëni asnjë gabim.

Shigjetari

Këtë të mërkurë ju rezervohet diçka më shumë, më në fund keni gjetur një qetësi të caktuar dhe kjo gjendje shpirtërore kumbon pozitivisht edhe në ndjenjat tuaja. Në punë keni ide të mira, bëjini që të vlejnë.

Bricjapi

Ky qiell është i bukur për takime të reja, nëse jeni të interesuar për një person, çfarë prisni për të dalë përpara? Në punë keni një aftësi të mirë për të vepruar, përpiquni ta kanalizoni në projekte që do të jenë të vlefshme në të ardhmen.

Ujori

Dashuria rikthehet me protagonizëm në jetën tuaj, takimet janë të preferuara për beqarët! Në punë ndihet dëshira për të ndryshuar dhe mundësitë për t’u përfshirë nuk do të vonojnë.

Peshqit

Nëse jeni beqar pse nuk shikoni përreth? Qielli i kësaj të mërkure, ju fton të zgjeroni rrethin tuaj të kontakteve. Në punë përpiquni t’i bëni gjërat me qetësi pa u ngjeshur deri në fyt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu