Horoskopi sot.

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Duhet të mendoheni disa herë para se t’i thoni diçka partnerit/es tuaj, pasi një gabim i vogël mund t’iu kushtojë shumë shtrenjtë. Beqarët nuk do lodhen shumë për të gjetur njeriun e zemrës. As vete nuk e kishin menduar se gjerat mund t’iu ecnin kështu. Në planin financiar do arrini objektivat që i kishit vënë vetes dhe gjendja do vijë duke u përmirësuar.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit menduar. Kishit pritur debate e konflikte nga kokëfortësia e treguar, por ja që ambienti në lidhjen do jetë i gëzueshëm. Beqarët duhet të reflektojnë disa herë para se të bëjnë deklarata dashurie pasi mund të lëndojnë veten e tyre. Buxheti do të jetë i mirë, kështu qe do i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Do bini dakord me partnerin/en tuaj dhe do jeni gati të bëni diçka ndryshe nga zakonisht. E rëndësishme është që emocionet kanë për të qenë të jashtëzakonshme. Beqarët do fillojnë dashuriçka të fshehta të cilat mund t’iu sjellin emocione pafund. Me shpenzimet vazhdoni të bëni kujdes, sidomos nëse keni marre edhe borxhe së fundmi.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Dite e stuhishme do jetë e hëna për ata që janë në një lidhje. Do jeni kokëfortë dhe do këmbëngulni se ajo që thoni është e drejta. Mund të jetë edhe kështu, por duhet të gjeni mënyrën që t’ia sqaroni personit që keni në krahë me qetësi. Beqarët do jenë të pafat në dashuri. Gjendja e financave do jetë shumë delikate. Mos shpenzoni për gjërat që nuk janë të rëndësishme.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Urani, Neptuni dhe Venusi do ju krijojnë një ambient fantastik për t’u dashuruar ashtu si e ndieni ju të dashuruarit. Do ndiheni vërtet për mrekulli. Beqarët nuk do mendohen dy herë për të pranuar të dalin me dikë. Buxheti do fillojë të stabilizohet dalëngadalë. Do jeni më të logjikshëm me çdo hap që do hidhni.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Ditë e privilegjuar do jetë për të gjithë ata që kanë dikë në zemrën e tyre. Do i shprehin ndjenjat me mënyra nga më të ndryshmet dhe kënaqësitë do jenë të forta. Beqarët nuk do jenë ende në humor për të pranuar edhe aventura. Për dashurinë e madhe duhet të presin ende disa kohë. Financat kanë për të qenë të mira dhe nuk do gjendeni aspak në vështirësi.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Do ndiheni të lire të bëni atë që do dëshironi ju të dashuruarit dhe do e shfrytëzoni çdo moment pranë partnerit/es tuaj. Beqarët do jenë akoma më me fat dhe do afrojnë pas vetes një person që të gjithë e kanë lakmuar. Ja që ndonjëherë jeta vjen ndryshe edhe nga sa mund ta ëndërrosh. Financat do i menaxhoni me kujdes dhe maturi prandaj nuk do ketë probleme.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Ka rrezik të mos i qëndroni besnik partnerit/es tuaj dhe kjo do sjelle probleme vërtet serioze për ju. Për disa do jetë edhe fundi. Beqarët duhet të tregohen akoma më të duruar në mënyrë që të gjejnë personin më të përshtatshëm. Po u nxituan nuk do fitojnë asgjë përveçse do brengosen. Në planin financiar do jeni të arsyeshëm dhe nuk do keni asnjë problem.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Ditë e qetë për ata që janë në një lidhje. Bëni thjesht atë që do ndieni pa menduar për të ardhmen. Beqarët nuk do duan të bëjnë ndryshime të statusit dhe do i refuzojnë mundësitë që do iu jepen. Buxhetin do e keni gjithë kohës nën kujdes, prandaj nuk do ju dalë asnjë e papritur. Do arrini madje të shlyeni edhe borxhet e hershme.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Edhe pse do mundoheni shumë nuk do arrini dot të vendosni dialogun në jetën tuaj në çift. Partneri/ja do jetë kokëfortë dhe nuk do pranoje që ka gabime. Beqarët duhet ta lënë veten të lire dhe të dalin me këdo që do i ftojë. Financat pas një periudhe goxha të trazuar më në fund do jenë paksa më të qëndrueshme.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Do ndodhin gjëra të jashtëzakonshme në jetën tuaj në çift dhe çdo çast do përjetoni kënaqësi të veçanta. Pranoni të dilni edhe nga rutina e përditshme. Beqarët do realizojnë në mënyrë të çuditshme disa takime dhe e ardhmja do ju ndryshojë përnjëherë. Ne planin financiar do jenë kushtet ideale për të marre masa dhe për ta ndryshuar situatën.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Një fllad xhelozie ka rrezik të sjelle probleme në jetën tuaj në çift. Do mendoni gjithë kohës sikur partneri/ja ju tradhton ose është gati ta bëjë këtë gjë. Beqarët do joshin gjatë gjithë kohës, por sërish nuk kanë për të gjetur princin e kaltër. Buxheti do jetë i kënaqshëm dhe do arrini t’i kryeni pa frikë shpenzimet që keni menduar. Do i shlyeni edhe borxhet.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu