Horoskopi sot.

Dashi

Të dielen është ditë interesante në dashuri. Falë ndikimit të Hënës, mund të përjetoni emocione të forta. Edhe në punë dita do të shkojë shumë mirë dhe me qetësi.

Demi

Në dashuri situata duket se gjithçka është qetësuar. Mund të keni disa zënka të vogla, por do i kaloni shumë shpejt. Në punë ka ardhur koha të analizoni për atë që keni nevojë.

Binjakët

Të dielen dëshironi të dhuroni dashuri, por jeni gjithmonë shumë kritikë. Për shkak të kësaj, do bëni ironi që nuk do i pëlqejnë aspak të tjerëve. Në punë mund të ketë vonesa të pagave apo kontratave, por nuk do të mungojnë shpërblimet.

Gaforrja

Dashuria është më e mirë se ditët që do vijnë në 48 orët e fundit. Në punë situata është e tensionuar, qëndroni larg komplikimeve.

Luani

Të dielen do të jeni shumë pasionantë por ndjeni pak bezdi. Në punë duhet të sqaroni disa situata dhe të rishikoni një kontratë apo marrëveshje.

Virgjëresha

Ju duhet të bëni zgjedhjet tuaja, por ndërsa merrni vendimet, pyesni ata që doni. Mos shtyni asgjë në 29 dhe 31. Në punë situata është më e mirë, më në fund po e kapërceni stresin.

Peshorja

Ndikimi i Hënës do ju bëjë që të afroheni me shumë me dikë që pëlqeni. Në punë po mendoni për një rrugë të re, veçanërisht të rinjtë mund të gjenden përpara diçkaje të re.

Akrepi

Në dashuri e diela ka nervozizëm dhe lodhje. Nëse jeni duke kërkuar ndryshime apo përmirësime në punë, duhet të prisni deri në fund të muajit.

Shigjetari

Mos u ndalni nëse pëlqeni dikë, por çojeni dashurinë në një fazë tjetër! Shpenzimet janë ende një pikë kritike, por tani është koha për të bërë diçka të re.

Bricjapi

Afrohuni me personin që ju pëlqen duke përdorur çdo mundësi! Në punë ka vonesa të vogla, por nuk është shqetësuese.

Ujori

Është koha për të folur qartë, përfitoni nga Hëna në shenjën tuaj, por bëni kujdes nga një person i shenjës së Dashit. Keni dëshirë të madhe për të punuar, por jeni shumë të nxituar.

Peshqit

Ditët e ardhshme do ju ndihmojnë më shumë, ndaj mos hezitoni të hidhni hapin e parë ndaj atij/asaj që pëlqeni. Në punë mund të keni probleme nëse keni të bëni me pronat, por do ia dilni të gjeni zgjidhje.