Horoskopi sot.

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Në dashuri, lidhje të bukura mund të lindin me njerëz të shenjës së Binjakëve dhe Ujorit. Nga ana tjetër, në punë keni projekte të mëdha, por jo gjithmonë duhet t’i bëni sipas mënyrës tuaj, dëgjoni dhe mendimin e të tjerëve.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Në dashuri ekzistojnë disa probleme të brendshme, por ato do të zgjidhen së shpejti. Në punë, kushtojini vëmendje investimeve, por mos bëni hapin më të gjatë, shtroni këmbët sa keni jorganin.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Në dashuri, deri nga mesi i nëntorit do të jeni në qendër të disa sikleteve të pazgjidhura. Në punë, edhe nëse ia dilni gjithmonë, kushtojini vëmendje praktikave ligjore.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Emocione të bukura në pamje të parë. Venusi dhe Hëna janë të favorshme. Në aspektin e punës, përpiquni të çoni gjërat përpara sepse të enjten dhe të premten do të ketë një rënie.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Në dashuri, dita e diel duket se do të jetë mjaft e qetë, nuk pritet të ketë trazira të mëdha. Në punë, nga ana tjetër, përpiquni të qëndroni të qetë dhe të mos rrezikoni vetëm e vetëm sepse ndjeni dëshirën për t’u përfshirë.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Në dashuri është koha e duhur për të vendosur se çfarë të bëni dhe nëse është e përshtatshme të braktisni disa ndjenja. Në punë, nga ana tjetër, është i mundur pak stres që ju është shkaktuar nga çështje ligjore.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Edhe nëse historitë e lindura në shtator kanë potencial në këtë periudhë fund tetori, ju jeni mjaft të hutuar. Në punë, megjithatë, kërkesat tuaja tani mund të pranohen.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Nëse keni diçka për t’i thënë partnerit/es, bëjeni, mos shtyni asnjë sqarim për pas të dielës 24. Në punë, nga ana tjetër, përpiquni të mbyllni një mosmarrëveshje të hapur prej disa kohësh.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Mos e nxisni stresin në dashuri duke vënë në dyshim marrëdhënien tuaj me partnerin. Në punë, marrëveshjet e reja mund t’ju ndihmojnë të zhvilloni projekte premtuese.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Për çiftet është një moment pozitiv, po vijnë biseda të çmuara. Në punë, megjithatë, ju po kërkoni alternativa të vlefshme për rolin tuaj aktual.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Për ndjenjat do të doja t’i kushtoja vëmendje kësaj të diele dhe ju sugjeroj të përkushtoheni. Në punë, mund ta gjeni veten duke zgjidhur mosmarrëveshjet me një shef, por kujdes, përpiquni të mos e humbni durimin.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Në dashuri, mos ushqeni polemika të panevojshme. Në punë, ka pak lodhje, përpiquni të kushtoni pak kohë dhe për veten tuaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu