Nga Tritan Shehu

Pa asnje dyshim ajo cfare ndodhi ndaj hebrejve ne ato vite te tmerreshme nuk eshte thjesht nje njolle turpi per te gjithe njerrezimin e qyteterimin, por eshte edhe nje deshmi e qarte e rrezikut te indokrinimeve, te cilat i kemi takuar e i takojme jo rralle ne histori, me pasoja tragjike per popujt, pavaresisht formave te aplikimit te tyre.
I provuam ne dhe njerrezimi gjate sundimit komunist ato, qe i kushtoi kesaj bote dhjetra miliona te vrare, zhdukur, cfarosur nga dhuna, urija, kampet, burgjet e pafund.
I kemi sot aktuale krimet e radikalizmit, ekstremizmit, kamikazeve, me baze nje indokrinim ekstrem, keq perdorim te feve, varferise e injorances se njerrezve per qellime djallezore pushtetesh e pasurish.
Ne shqiptaret duhet te jemi krenar, qe ne ate epoke te dalldisur te holokaustit me guxim e bazuar ne vlerat njerezore arritem te jemi i vetmi vend nen pushtimin nazist, ku asnje hebre nuk ra viktime e asaj makine vrastare.
Ajo histori e ndritur e jona nuk eshte vetem nje ure miqesie me shume lidhese me Izraelin e sotem demokratik e popullin e tij te jashtezakonshem ne vlera e histori, por dhe na njeson me virtutet e verteta te njerezimit, kulturen e aspiratat e perbashketa te popujve, perpjekjet per paqe, bashke ekzistence e prosperitet.Fotografia e Tritan Shehu
Fotografia e Tritan Shehu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu