Kanë rënë në prangat e policisë greke dy shqiptare, pasi hiqeshin si efektivë te policise sekrete.

I pari që ra në pranga ishte një 30-vjeçar e më pas u arrestua dhe bashkëpuntori i tij i cili tentoi të shtypte me makinë policinë, si dhe bashkëshortja e këtij të fundit.

Te dy shqiptarët ishin vendosur nën vëzhgim prej të paktën tre muajsh pas informacioneve se do të trafikonin sasi kokaine. Policia ndërhyri në zonën Megalou Vassiliou, ku 39-vjeçari shqiptar po afrohej me një Volkswagen Passat. Ai u takua me 30-vjeçarin dhe i dha një çantë. Ky i fundit pasi mori porosinë u largua drejt një makine tip BMW.

Kur policia i bëri thirrjen “Ndalo”, 30-vjeçari u bind dhe dorëzoi çantën me 50 gram kokainë. Ndërsa 39-vjeçari ktheu timonin dhe tentoi të përplasje një oficer policie.

Kur zbuloi se nuk mund të largohej sepse kishim bllokuar rrugën, ai u nis përsëri dhe duke e kthyer automjetin drejt kolegëve të mi dhe veçanërisht drejt meje që i isha afruar në këmbë, duke kërcënuar. Ekzistonte një rrezik i menjëhershëm për të na goditur rëndë. Me ndihmën e kolegëve nga ekipi i DIAS dhe veprimi i menjëhershëm, ne arritëm ta mobilizonim atë në Rrugën Kombëtare Athinë-Lamia”, ka deklaruar ai.

30-vjeçar shqiptar i ka bërë të ditur policit grek, se ishte një oficer i policisë sekrete shqiptare.

Ai na tha se ishte një oficer i policisë sekrete shqiptare dhe se po vepronte në Greqi me qëllim që të mblidhte informacion dhe të informonte autoritetet shqiptare dhe na tregoi një dokument përkatës”.- tregoi polici grek.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu