Administratorët e dy subjekteve të paregjistruar në organet tatimore, të cilët kanë zënë hapësirën publike në plazh në “Porto Palermo në Himarë duke vendosur pa lejen përkatëse, çadra dhe shezlogë, janë proceduar penalisht.

Është liruar hapësira në vijën bregdetare, në vendin e quajtur “Porto Palermo”, në Himarë.

Gjithashtu janë sekuestruar 120 çadra dhe shezlongë.

“Ka nisur procedimi penal për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”, për shtetasit: I. S., 32 vjeç, banues në Tiranë dhe A. L., 47 vjeç, banues në Himarë”, njofton policia.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.