Policia njofton se specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë, referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, në ngarkim të shtetasit S. C., 64 vjeç, banues në Borsh.

Sipas Policisë, referimi i materialeve në Prokurori u krye pasi ka ndërtuar pa leje në një objekt, në fshatin Borsh, Himarë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.