Një ngjarje e rëndë ka ndodhur  ditën e sotme në Himarë.

Një burrë ka goditur me çekiç një qen brenda një oborri shtëpie.

Pak më parë Policia e Himarës njoftoi se ka identifikuar personin i cili ka dhunuar kafshën.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale R. R., 54 vjeç, i cili vuan nga sëmundje të shëndetit mendor.

Njoftimi i policise:

Pas publikimit në një portal, të një videoje në të cilën shfaqet një shtetas që godet me send të fortë, një kafshë (qen), shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për identifikimin e tij. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se personi që shfaqet në video është shtetasi R. R., 54 vjeç, i cili vuan nga sëmundje të shëndetit mendor. Në vijim të veprimeve u referuan materialet në prokurori, në ngarkim të shtetasit R. R., për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”. Policia fton qytetarët që të denoncojnë numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar reagim të shpejtë dhe ligjor.”, thuhet në njoftimin e Policisë.