“Rama miratoi dy Rezoluta ne Asamblene e OKB dhe ne Konferencen Islamike ku kerkohet mos perfshirja e SHBA ne Lindjen Mesme, qe jane jo thjesht nje “thike mbas shpine” per ate vend garant te paqes, vlerave e demokracise ne Rruzull, por dhe nje tentative per ta mbajtur Palestinen ne destabilitet, varferi, si nje rezervat radikalizmi e terrorizmi”. Ky eshte nje paragraf nga shkrimi, qe ish ministri i jashtem Tritan Shehu ka postuar ne rrjetin social te fb-se.  Gjithashtu Shehu thekson, se: “Rama vazhdon te “lundroje ne ato ujra”, qe e cuan atehere ne voten pro ndaj atyre dokumenteve jo vetem ndesh me interesat e sigurise glogale, rajonale, apo amerikane, por dhe me interesat tona kombetare”.

Per me shume ndiqni te plote postimin e tij:

Nuk ka asnje sinjal solidarizimi qofte nga zyrat e Rames si Kryeminister, qofte si Minister i Jashtem ndaj involvimit te ShBA per gjetur nje zgjidhje per paqe e stabilitet midis Palestines e Izraelit, ne ate Rajon tejet te komplikuar.
Nje zgjidhje e tille nuk eshte e lehte, ajo do kerkoje energji, negociata e kohe, sipas Trump reth 4 vite, por qe duhet mbeshtetur e inkurajuar nga Bota Demokratike qofte dhe si impenjim amerikan, se pari nga vende si ne qe i konsiderojme ShBA partneret kryesore gjeopolitike, duke i indjekur ne te gjithe opsionet e sigurise globale.
Mos harrojme se Rama miratoi dy Rezoluta ne Asamblene e OKB dhe ne Konferencen Islamike ku kerkohet mos perfshirja e SHBA ne Lindjen Mesme, qe jane jo thjesht nje “thike mbas shpine” per ate vend garant te paqes, vlerave e demokracise ne Rruzull, por dhe nje tentative per ta mbajtur Palestinen ne destabilitet, varferi, si nje rezervat radikalizmi e terrorizmi.
Sic duket Rama vazhdon te “lundroje ne ato ujra”, qe e cuan atehere ne voten pro ndaj atyre dokumenteve jo vetem ndesh me interesat e sigurise glogale, rajonale, apo amerikane, por dhe me interesat tona kombetare, qe kerkojne nje ShBA sa me te forte e prezente ne zonat e nxehta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu