Henri Çili ka mohuar te kete pasur dijeni per gjithcka qe akuzohet nga organi i Prokurorise. Oficeret e Policise Gjyqesore kane ndeshur ne refuzimin e dhenies se spegimeve nga ana e Çilit. Ky i fundit i eshte nenshtruar seancave pyetesore ne oret e vona te mbasdites se djeshme tek oficeret e Policise Gjyqesore.

Ne te gjitha deshmite qe ka dhene ne nje ore e gjysem seance pyetesore ne ambjentet e Drejtorise Vendore te Policise se Gjirokastres, Henri Çili mesohet te jete shprehur se s’ka kryer asnje shkelje per akuzat qe i behen dhe se gjithcka sipas tij eshte teresisht e manipuluar dhe do t’i kundershtoje ne momentin e duhur me prova dhe fakte.

Burime nga Prokuroria e Permetit bejne te ditur se Henri Çilit do t’i komunikohet masa e arrestit ne oret e mesdites se neserme ne Gjykaten e Faktit ne Permet. Mbi Çilin rendojne kater vepra penale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu