Dhoma e Avokatise ne Qarkun Gjirokaster, ne mbledhjen e sapoperfunduar ka vendosur qe edhe java e re e cila do te nise neser, seancat gjyqesore do te bojkotohen ne te dy shkallet e gjyqesorit.

Sipas perfaqesuesit te kesaj dhome Bernard Aliko, ky vendim i sotem i bashkohet vendimeve te dhomave te avokatise se Shkodres, Lezhes, Vlores dhe Korçes te cilat edhe ato kane vendosur qe avokatet te bojkotojne te gjitha seancat gjyqesore te paralajmeruara per javen qe vjen si nje mase qe ndermerret per te kundershtuar riorganizimin e hartes se re gjyqesore.

Brenda javes qe vjen do te vendoset nese do te bojkotohen edhe masat e arrestit te cilat deri me sot kane qene nen porezencen e avokateve mbrojtes te klienteve te tyre.

Ne Qarkun e Gjirokastres sipas riorganizimit te ri do te ngelet vetem nje gjykate, ajo e Shkalles se Pare.

Nderkohe, Gjykata e Faktit ne Permet, Gjykata Administrative dhe Gjykata e Apelit ne Gjirokaster do te mbyllen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu