Komisioneri për lirinë e Medias në OSBE, Harlem Desir ka sqaruar ditën e sotme se asnjëherë nuk e ka mbështetur Edi Ramën në ligjin e tij për mediat, të njohur si ligji i censurës.

Desir është shprehur se ligji ka probleme dhe se zyra që ai drejton do ta kontrollojë ligjin e miratuar nga Edi Rama.

Ky i fundit u shpreh në sallën e parlamentit se ligji kishte ‘jo 99%, por 100% mbështetjen e OSBE-së’.

Por sot Desir është shprehur: Kjo nuk është e vërtetë.

Në një intervistë Desir sqaroi pozicionin e tij dhe deklaroi se ka ende punë për të bërë dhe përmirësime që duhen bërë.

‘Në asnjë moment nuk i kam dhënë 100% mbështetje ligjit’, ka thënë Desir për Exit dhe ka shtuar se zyra e tij do të monitorojë nga afër zbatimin e ligjit, si dhe të punojë me qeverinë për të përmirësuar më tej dispozitat brenda tij.

Në fillim të kësaj jave, qeveria shqiptare votoi të miratojë dy ligje të reja që në thelb do të sillnin mediat online nën kontrollin e shtetit.

Kundër kritikave të ashpra nga gazetarët vendas, organizatat e mediave lokale dhe ndërkombëtare, organet e të drejtave të njeriut dhe organizatat politike, shumica e Partisë Socialiste votuan në favor të projektligjit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu