Profesor Tritan Kalo u ka lëshuar një recetë optimiste sot qytetarëve shqiptarë, të trembur dhe të lodhur nga karantina prej epidemisë së koronavirusit.

Mjeku i njohur ka dhënë këshillën “mos t’ju lëshojë zemra”dhe iu ka afruar këtë recetë qytetarëve.

“Një recetë mbarëkombëtare. 24 mars 2020 ora 21:00. Në këtë kohë “covidiane” na duhet edhe pak optimizëm gastronomik, –  shkruan ai në Fb. – Jeni të mirëpritur miq e shokë, kuptohet nëse jua lejon qeveria daljen në këtë orë, që të konsumojmë sa është ende e ngrohtë këtë pjatë me përbërës mbarëshqiptarë: Trahana Lunxhërie te Gjirokastres, bukë shtëpie me miell katunarije, suxhuk pikant prizreni, vaj ulliri berati e patosi përzier, pluhur speci të kuq nga gramshi, djath dele konispoli, ujë selite, kripë narte si dhe duart e shkathëta të një djali me përzierje genike Elbasani dhe Gjirokastre.

Mos t’ju lëshojë zemra bashkëkombasit e mi.Ne bashkë do t’ia dalim mbanë!!!!”

Image

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu