Kryeministri Edi Rama në Këshillin e Atlantikut ka folur lidhje me metodologjinë e re të integrimit europian, Shengenin Rajonal, paketën anti-KÇK, kryesimin e OSBE dhe Rindërtimin.
Ndërkohë, Rama është shprehur se moshapja e negociatave me Bashkimin Europian ishte një hipokrizi, pasi sipas tij, Shqipëria i ka plotësuar detyrat që i ishin caktuar.
Sipas tij, BE aktualisht është në gjendje të tmerrshme, ndërsa Shqipëria vijon punën me implementimin e reformave.
Nuk është ky momenti, është bërë progres i mirë. Është pozitive metodologjia e re, po bëhej makth skizofrenike, situatë ku komisioni ka ndjekur detyrat që duhet të përmbusheshin dhe këshilli që gjithmonë e më tepër mbetej peng i agjendave politike në vende të ndryshme.
Për ne, Shqipërinë e përmendët me nënqeshje pak dyshuese, ne jemi vendi i vetëm në Evropë që kemi 95% dëshirën e njerëzve për të qenë pjesë e BE, buzëqeshja juaj ishte si të thuash ç’problem keni, në kohën kur britanikët u larguan, por për Shqipërinë Evropa është shumë më tepër se çështje për vende të tjera se ne kemi kaluar një jetë të vështirë duke u mbajtur peng i perandorive që nuk i zgjodhëm dhe kjo është e para jo mirëfilli, i pari vend ku donim të ishim prej një kohe të gjatë, njësoj si ti ikje përherë mallkimit të historisë e për të qenë të sigurt, është si martesa, duhet të martohesh që të kuptosh se nuk është e njëjta gjë që kishe menduar, por fakti që njerëzit divorcohen nuk të bën të heqësh dorë për tu martuar’- tha Rama.