“Alienët kanë rrëmbyer njerëz dhe kanë jetuar në Tokë përpara pushtimit”, ka pohuar në mënyrë sensacionale një profesor.

Dr David Jacobs, një profesor i historisë në Universitetin Temple në Pennslyvania, i specializuar në Ufologji, ka thënë se ka intervistuar disa të mbijetuar të dyshuar nga rrëmbimet e alienëve.

Ai ka shkruar libra të shumtë mbi rrëmbimet nga jashtëtokësorët nga dëshmia që ai kishte mbledhur.

Dr Jacobs i ka paraqitur gjetjet e tij në dokumentarin “E jashtëzakonshme: Zbulimet gjatë Javës së UFO -ve në BLAZE”.

Dhe përfundimi i tij është i frikshëm.

Ai ka pohuar se alienët po përgatiten të pushtojnë Tokën. Profesori ka arritur në këtë përfundim bazuar në përfundimet e supozuara të njerëzve nga planeti.

Ai tha: “Ne (njerëzit) jemi përhapur në mbarë botën dhe kemi pushtuar aq shumë sa mundemi…ne nuk e dimë nëse kjo është e vërtetë për qeniet e tjera apo jo, por sigurisht që është e vërtetë për atë që njerëzit kanë bërë.”

“Supozimi im më i mirë,  dhe ky është një supozim, është se po, ata  (alienët) po bëjnë të njëjtën gjë.”

Profesori vazhdoi të pretendonte se si kishte folur me shumë të dyshuar të rrëmbyer, të cilët thonë se alienët u kishin thënë se në të ardhmen do të kishin një “punë për të bërë”.

Dr Jacobs tha se shumë personave të rrëmbyer i ishte thënë i njëjti udhëzim “për kontrollin e turmë.”

Ai shpjegoi: Do të ketë një numër të madh njerëzish që vrapojnë nëpër rrugë dhe detyra juaj është të thoni, thjesht vazhdoni të lëvizni, gjithçka do të jetë në rregull.

Dr Jacobs sugjeroi më tej se dëshmia e të rrëmbyerve filloi të ndryshojë me kalimin e kohës dhe disa kanë pohuar se kanë parë alienë të ngjashëm me njerëzit në bordin e UFO-ve.

Profesori tha: Dëshmitë tregojnë se ata që ishin në bord dukeshin vërtet si qenie njerëzore dhe kur zbrisnin përpiqeshin të mësonin se si të ecin dhe të ishin njerëzorë.

“Në atë pikë, e dija se është integrimi në shoqëri, përpara marrjes së pushtetit… Ata mund të na kontrollojnë ne, dhe ne nuk mund t’i kontrollojmë ata.”

“Ata janë mbinjerëz, si të thuash”, përfundon profesori, shkruan Mirror.