Zëvendësministrja e bujqësisë, Ermira Gjeci ka filur lidhur me situatën e krijuar nga gripi i shpendëve.

Gjeci ka bërë të ditur se nuk ka vatra të tjera të infektimit. Po ashtu, Zëvendësministrja ka siguruar konsumatorët se ushqimet në tregun tonë janë të sigurta.

“Nga kontrollet e kryera, situata paraqitet e shëndetshme pasi nuk ka vatra të tjera. AKU po vazhdon kontrollet dhe nuk janë konstatuar shkelje. Nuk kemi asnjë rast të ri të konfirmuar. Jemi në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë territorin. Ushqimet në tregun tonë janë të sigurta për konsumatorin. Nuk ka asnjë rrezik për konsumin e vezëve dhe të mishit. Gjithë procesi i groposjes është një proces që do të marrë kohë. Janë tashmë të pastruara, janë në numër të vogël të ngordhjeve. Janë ferma të vogla, por ata duhet të vazhdojnë me protokollin e dizinfektimit. Ne duam të ndalojmë përhapjen e kësaj sëmundjeje në fermat e tjera, prandaj ne jemi të fokusur që të minimizojmë përhapjen në fermat shqiptare, por kjo nuk thotë se e gjithë situata mbaroi, prandaj ne jemi në monitorim të vazhdueshëm. Është një proces që do të zgjasë, nuk u mbyll. Do ta vazhdojmë deri në momentin që do të konstatojmë që është zhdukur”,- Ermira Gjeci.