Sekretariati i Përgjithshëm Grek për Mbrojtjen Civile mbajti një konferencë për media, në të cilën publikoi disa të dhëna në lidhje me Covid-19.

Në deklaratë u dhanë detaje ku thuhej sse shumica e rasteve të importuara të koronavirusit në Greqi janë nga pesë vende.

Sipas ekpertëve grekë, pjesa më e madhe e rasteve me covid në Greqi janë nga udhëtimet jashtë shtetit.

Gjatë periudhës 1 korrik – 6 shtator , numri më i madh i rasteve pozitive me koronavirus u gjet në udhëtarët që hynin në Greqi nga:

Shqipëria (132), Bullgaria (102), Rumania (89), Serbia (80) dhe Franca (54). Gjatë kësaj periudhe, 972 raste Covid-19 u konfirmuan nga 451,908 teste të kryera nga një total prej 3,553,035 udhëtarësh të ardhur në Greqi.

Të dhënat treguan se në periudhën 1 korrik – 6 shtator: – 2,957,103 mbërritën në Greqi nga ajri, u kryen 334,549 teste dhe 641 ishin pozitive. – 163,900 njerëz udhëtuan me një traget, u kryen 21,116 teste dhe 28 ishin pozitive. – 432,032 mbërritën me rrugë, u zhvilluan 96,243 teste dhe 303 ishin pozitive.

Zëvendës Ministri Grek i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias theksoi se të gjitha testet janë një indikator i rëndësishëm për mënyrën se si duhet të menaxhohet epidemia.

Ai u shpreh: ”Testet na lejojnë të hapemi ose të mbyllemi (me një vend)… Kur një zonë nga e cila ne presim turizëm, epidemiologjikisht duket se ka probleme, ne nuk hezitojmë të ndërmarrim veprime që janë të sigurta për shëndetin tonë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu