Ambasada e Greqisë në Tiranë ka njoftuar zyrtarisht këtë të shtunë datat, se deri kur do të jenë në fuqi masat e ndalimit për shqiptarët.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, selia diplomatike sqaroi se hyrja e shqiptarëve do të jetë e ndaluar deri në datën 15 gusht, ndërsa fluturimet ajrore deri në datën 17 gusht. Qeveria greke e ka marrë vendimin në datën 30 korrik.

‘Në bazë të Vendimit me Nr. Δ1α/Γ.Π.οικ. 48292 (ΦΕΚ Β? 3133/30.07.2020), masat e ndalimit të hyrjes nga Shqipëria në Greqi, shtyhen deri më date 15 gusht 2020.

Është njoftuar gjithashtu pezullimi i fluturimeve ajrore nga Shqipëria drejt Greqisë, duke filluar nga sot deri më datën 17 gusht 2020’, shkruhet në njoftimin më të fundit të ambasadës greke.

Image

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu