Qeveria greke ka vendosur të pranojë një propozim nga ministria e Shëndetësisë për të hequr të paktën për një periudhë disa mujore, detyrimin për Green pass duke i rikthyer kështu të drejtat e mohuara të pavaksinuarve që nuk lejohen në ambientet e brendshme dhe të jashtme të njësive tregtare dhe shërbimit.

Ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris, tha sot se heqja e certifikatës së vaksinimit pritet të bëhet para Pashkës, më 18 prill 2022, raporton noa.al duke cituar mediat greke.

Ai shtoi gjithsesi se fillimisht është vendosur që heqja e këtij detyrimi të bëhet deri në vjeshtë dhe nëse të dhënat epidemiologjike e lejojnë.

Ndërkohë është hequr detyrimi për mbajtjen e maskës në mjedise të hapura.

Ka njoftime se maska do të hiqet si detyrim edhe në mjedise të brendshme, por jo në transportin publik.