Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë sa vinë e shtohet, teksa nga të dyja palët po shkëmbehen akuza për përshkallëzim tensionesh.

Mediat greke raportojnë se Presidenti i Turqisë, Rexhep Taipi Erdogan po përpiqet që të përshkallëzojë tensionet në çdo mënyrë të mundshme, si me deklarata johistorike dhe kryesisht imorale kundër popullit grek, ashtu edhe në terren, me shkelje të hapësirës ajrore të Athinës si dhe me misione të anijeve kërkimore.

Sipas grekëve, turqit po kërkojnë një “dritare” mundësie për të krijuar një episod “të nxehtë” në Egj, duke marrë shembull dhe nga lufta mes Ukrainës dhe Rusisë.

Ndërkohë, Forcat e Armatosura helene janë vendosur në një gjendje vigjilence të shtuar në tokë, ajër dhe det, me udhëheqjen ushtarake. Ushtria ka “bllokuar” ishujt e Egjeut lindor, ndërsa në Evros, në bashkëpunim me Forcat e Sigurisë, kanë krijuar një kala të pathyeshme, duke qëndruar në anën e kundërt që “Evrosi të mos bjerë”.

Vendimi i GEETHA për rritjen e gatishmërisë në Forcat Speciale dhe “Delta Force”, është një mesazh i qartë vigjilence për reagime të menjëhershme dhe dinamike, nëse është e nevojshme.

Në të njëjtën kohë, anijet dhe nëndetëset e Marinës greke kontrollojnë të gjitha pikat kritike të Arkipelagut, ndërsa monitorojnë çdo lëvizje të anijeve kërkimore që Erdogan dërgon në ujërat ndërkombëtare të Egjeut.

Edhe pse disa njësi sipërfaqësore u kthyen në Stacionin Detar pas stërvitjes kërkuese “STORM”, më shumë se 20 anije të flotës ndodhen në Egje dhe Mesdhe, duke shfaqur flamuj në të gjitha pikat “hot”.