Nje shqiptare 38-vjeçare eshte zhdukur në Athinë.

Behet fjale per shqiptaren me emrin Ermalda Arapi.

Mediat bëjnë me dije se shqiptarja ka humbur kontaktet me familjarët e saj, që prej datës 18 maj.

Ne këtë datë ajo ka dalë nga shtëpia dhe që prej asaj dite nuk dihet asgjë në lidhje me të. Denoncimin në polici e kanë bërë familjarët e saj, sakaq autoritetet greke, janë vënë lëvizje për gjetjen e 38-vjeçares.

Ata kanë shpërndarë foton e 38-vjeçares, teksa bëjnë thirrje që kush di diçka për të të ndihmojë autoritetet për ta gjetur.

Ndërkohë bëhet e ditur se familjarët kanë raportuar në polici se 38-vjeçarja është në rrezik.

“Ermalda ka ngjyrë kafe, është e gjatë 1.73 m dhe ka përmasa trupore normale. Familja e saj është e shqetësuar sepse jeta e saj është në rrezik. Nëse dini diçka, kontaktoni shërbimin Silver Alert, 24 orë në ditë, në Linjën Kombëtare SOS 1065“,thuhet në njoftimin e autoriteteve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu