Nga trageti i djegur i linjës Greqi-Itali që mori flakë më 18 Shkurt, ekipet e shpëtimit evakuuan 279 pasagjerë, ndërsa 12 të tjerë rezultonin të zhdukur.

Klan News raporton se është gjendur i gjallë njëri nga pasagjerët, ndërkohë vijon kërkimi për 11 të tjerët.

Zjarri në traget besohet se nisi fillimisht në pjesën e garazhdit ku ndodheshin 25 makina dhe 153 kamionë. Në pamje shihet që nga trageti vijon ende të dalë tymi.

Ishte ora rreth 04:30 e mëngjesit kur u dha alarmi që trageti “Euroferry Olympia” është përfshirë nga zjarri.

Pasagjerët që janë evakuuar nuk kanë pësuar lëndime, ndonëse për mediat greke janë shprehur se kanë parë “tmerrin me sy”. Ndërsa autoritetet greke thonë se ekuipazhi kishte një plan të mirëorganizuar evakuimi që funksionoi.