Një tërmet i fuqishëm ka tronditur ishullin e Kretës para pak.

Nga raportimet e mediave greke dhe kryebashkiakut George Zervakis, dridhja e fortë sizmike shkaktoi dëme të konsiderueshme.

Sipas tij, edhe bashkia e qytetit ka pësuar çarje nga tërmeti i fortë.

Ndërkohë ka raporte se edhe kisha e Agios Nikolaos, në Xirokampos, Sitia, u shemb.

Tërmeti në Kretë u ndje në të gjithë ishujt e Dodekanezit dhe kryesisht në Kasos, Karpathos dhe Rodos.

Tërmeti me magnitudë 6.3 u pasua nga një tërmet tjeter me madhësi 4.4 në shkallën Rihter në orën 12:32 (ora greke).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu