Një ngjarje e rëndjë ka ndodhur në Zakynthos, Greqi.

Një 50-vjeçar shqiptar është në kërkim nga policia greke pasi ka goditur me thikë gruan e tij 40-vjeçare.

Sipas informacioneve të parë autori pas një sherri, ka rrahur rëndë gruan e tij duke goditur më pas me thikë disa herë në gjoks dhe në qafë.

40-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital.

Çifti ka tre fëmijë, dy të mitur dhe një djal të rritur që jeton jashtë Zakynthos, shkruan media greke prothema.gr.

Departamenti i Policisë së Zakynthos ka nisur një gjueti për kapjen e autorit.