Një emigrant shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Greqi, pasi ka rrahur brutalisht dhe tentuar të përdhunojë një 23-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Ampelokipi.

Ka qenë ora 23:00 kur 30-vjeçari shqiptar me nënshtetësi greke shkoi në shtëpinë ku banon vajza 23-vjeçare nga Polonia, me të cilën siç ka dëshmuar viktima ishte njohur disa ditë më parë nëpërmjet Facebook.

Vajza e thirri në shtëpinë e saj, i dha një pije dhe teksa po bisedonin shqiptari i kërkoi papritmas të bënin seks. 23-vjeçarja ka refuzuar, e për pasojë shqiptari e ka goditur me grusht në fytyrë dhe trup, duke tentuar ta përdhunojë.

E reja rezistoi me të gjitha forcat dhe kur përdhunuesi i saj e kuptoi se nuk do ta përfundonte aktin, vendosi të largohej nga shtëpia e të resë.

Por në tentativë për tu larguar shpejt, shqiptari theu dorezën e derës dhe u bllokua brenda shtëpisë së 23-vjeçares.

Më pas shqiptari doli në ballkon për t’u arratisur nga banesa, por nuk ia ka dalë, për pasojë 23-vjeçarja e mbylli në ballkon dhe thirri policinë.

Si pasojë shqiptari u arrestua ndërsa vajza që u godit brutalisht në fytyrë dhe trup nga grushtet dhe shkelmat e autorit u transportua në spital.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu