Një sherr i ashpër ka ndodhur pasditen e së shtunës, 6 gusht në qendër të Spartës, Greqi.

Sipas informacioneve, një shqiptar është përleshur me një grek për arsye të panjohura dhe më pas ka nxjerrë thikën duke e plagosur rëndë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar autorin e dyshuar, ndërsa i plagosuri është dërguar me ambulancë në spitalin e Spartës, ku u gjykua e nevojshme transferimi i tij në Athinë, shkruajnë mediet greke.

Për rastin po kryhet një hetim paraprak, ndërsa po shqyrtohet mundësia që i pandehuri me origjinë shqiptare të kishte përdorur drogë në momentin e sherrit.