Një 25-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet greke, vetëm pak muaj pasi ishte arratisur drejt Shqipërisë duke menduar se krimet e bëra në vendin fqinj, mund të ishin ‘harruar’.

25-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë publick u kthye përsëri në Greqi, në mënyrë ilegale me ndihmën e tre bashkëpunëtorëve të tij, dy grekë përkatësisht 25 dhe 28 vjeç dhe një 25-vjeçar shqiptar, i cili ndodhej ilegalisht në Greqi.

Të katërt janë futur në Greqi me mjetin e tyre për në Plataria Thesprotia, por aty janë pikasur nga policia greke.

Ata janë vënë në pranga. 25-vjeçari akuzohet si ‘anëtar i grupit të strukturuar kriminal’, ‘vjedhje’, ‘grabitje me armë’, ‘armëmbajtje pa leje’.