Katër anëtarë shqiptarë, pjesë e bandës famëkeqe në Greqi kanë rënë në pranga pas një hetimi disa mujor nga autoritetet helene. Organizata me kriminelë shqiptarë “u shkatërrua” pas një hetimi që nisi që prej gushtit të 2022.

Katër anëtarët e bandës, me origjinë shqiptare i përkisnin moshave 26 deri në 44 vjeç. Mbi ta rëndojnë akuzat për  formimin e organizatës kriminale, raste të dalluara të vjedhjeve, pastrim të parave, lëndëve  narkotike, dhunë ndaj punonjësve të drejtësisë dhe të huajve.

Nga kërkimet deri më sot, në mbarë vendin kanë dalë të paktën 21 raste vjedhjesh, me organizatën kriminale që në vetëm 5 muaj veprim ka përfituar një përfitim financiar të paligjshëm prej të paktën 200 mijë euro.

Nga ky operacion janë sekuestruar 13.000 euro, ora, bizhuteri dhe sende me vlerë, pajisje elektronike, celularë e karta sim si dhe automjete që përdoreshin për vjedhje, transmeton Protothema.