Një adoleshent shqiptar ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri me me një bashkëmoshatar.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qendrën sportive të Kifisias në Janinë.

Pas një sherri të momentit, një 15-vjeçar nga Kurdistani goditi me thikë të miturin shqiptar gjithashtu 15-vjeç.

Mediat greke shkruajnë se nga konflikti mbeti i lënduar edhe i mituri nga Kurdistani. Menjëherë pas ngjarjes, policia bëri të mundur arrestimin e autorit.