Ministri i Mbrojtjes Civile në Greqi, Takis Theodorikakos, ka urdhëruar një operacion të gjerë policor.

Sipas mediave greke, janë kontrolluar 442 persona mes tyre 129 të huaj, të cilëve u mungonin dokumentet e nevojshme për qëndrim në Greqi dhe janë dërguar në polici në pritje të kthimit në vendet e tyre.

“Po intensifikojmë operacionet speciale të policisë me pjesëmarrjen e të gjitha njësive të policisë greke, si në qendër ashtu edhe në lagjet e Athinës dhe Selanikut. Synimi ynë është të trajtojmë emigracionin e paligjshëm, trafikun dhe, natyrisht, drogën. “Kjo është mënyra për të rritur në mënyrë të qëndrueshme ndjenjën e sigurisë së njerëzve.”-tha minsitri.

Operacionet policore do të vijojnë, në kuadër të planit special operacional, në zona të ndryshme të Atikës dhe Selanikut.

Në operacion u përfshinë 147 oficerë policie nga Shërbime të ndryshme (Drejtoria e të Huajve të Atikës, Drejtoria e Policisë Athinë/Nëndrejtoria e Patrullave, Drejtoria e Sigurisë së Atikës/OPKE, DRASI, Drejtoria e Veprimit të Menjëhershëm Atikë, Drejtoria e Trafikut Atikë, Drejtoria e Operacioneve të Policisë Forcat e Sigurisë Ajrore) me qëllim luftën ndaj aktiviteteve të paligjshme në qendër të qytetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu