Rritja e çmimeve dhe masat e rrepta anti Covid kanë bërë që qindra studentë të dalin në protestë në kryeqytetin e Greqisë.

Protesta u organizua këtë të shtunë në Athinë, para parlamentin grek dhe në sheshet Pamepistimio dhe Omonia, ndërsa studentët hodhën parulla kundër masave shtrënguese të qeverisë.

Policia ndërhyri për të shpërndarë turmën, duke përdorur kimikate dhe gaz lotsjellës, ndërsa të rinjtë u përgjigjën me gurë dhe shkopinj.

Një person u ndalua nga agjentëve dhe u dërgua në drejtorinë e policisë së Atikës.

Ditët e fundit, grupe anarkistësh kanë protestuar në rrugët e Athinës, ndërkohë që një natë më parë, rreth 20 anarkistë hodhën molotov drejt stacionit të policisë në lagjen Aksarkia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu