Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi së bashku me një 22-vjeçar bullgar, për grabitje të bankave dhe degëve të lojërave të fatit.

Sipas mediave greke, 42-vjeçari me origjinë shqiptare mësohet se është autori i 11 grabitjeve në banka dhe degë lojërash fati në zona të ndryshme të Atikës.

I arrestuari ka hyrë me kapuç dhe maskë në ambientet e mësipërme dhe i ka grabitur me armë.

Deri më tani është konstatuar pjesëmarrja e 22-vjeçarit, me origjinë bullgare, në një grabitje banke, ndërsa po hetohet edhe përfshirja e tij në të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu