Një emigrant shqiptar është arrestuar nga autoritetet greke pasi akuzohet se ka vjedhur 8 ton kivi nga arat e fermerëve në Nausa.

Sipas autoriteteve vlera e frutave të vjedhura arrin vlerën e pesë mijë eurove.

44-vjeçari rezulton te jetë pjesë e një rrethi të organizuar kriminal, të specializuara në vjedhjen sistematike të arave të fermerëve grekë në zonën e Nausës, shkruajnë mediat greke.

Sipas hetimeve, autori ka ngarkuar në një automjet bujqësor frutat e vjedhura me vlerë totale prej 5 mijë eurosh, i ka fshehur të cilat më pas i ka futur në treg për t’i shitur.