Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar për tentativë përdhunimi të një 20-vjeçareje greke në Nicë.

Arrestimi i tij u bë në orët e para të mëngjesit të së dielës pas sulmit ndaj 20-vjeçares në rrugën Mystra.

Sipas ERT, 40-vjeçari i është afruar 20-vjeçares dhe ka tentuar ta përdhunojë, por vajza ka rezistuar, për pasojë shqiptari i arrestuar e ka goditur në fytyrë.

Pas sulmit që ka marrë, vajza është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nicës ku i është dhënë ndihma e parë dhe i është nënshtruar analizave.

Hetimet për rastin po kryhen nga Departamenti i Sigurisë së Nicës – Ag. Renti.

Sipas informacione, 40-vjeçari ishte liruar nga burgu pak kohë më parë teksa vuante dënimin për vepra seksuale .

Bëhet e ditur se para arrestimit të shqiptarit ka pasur edhe dy denoncime të tjera nga gra për tentativë përdhunimi në të njëjtën zonë.

Punonjësit e policisë në ngarkim të rastit kanë njoftuar dy femrat që kanë bërë denoncimin, i kanë treguar 40-vjeçarin por asnjëra prej tyre nuk e ka njohur me siguri.