Një 23 vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme nga  autoritetet në Greqi, pasi akuzohet se mashtronte qytetarët duke u shtirur si polic.

Sipas medieve greke, i riu shqiptar vishej si polic dhe ndalonte qytetarët në rrugë, i kontrollonte dhe u kërkonte mjetet e identifikimit.

Një rast i tillë është fiksuar edhe nga kamerat e sigurisë në rrugë, ndërsa video është shpërndarë në rrjetet sociale.

Ai është dorëzuar vetë në Polici, sepse ishte në dijeni që ishte në kërkim.