Tre shqiptarë dhe një rumun kanë tentuar  të hapin zjarr ndaj punonjësve të policisë në Greqi në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne (13 mars). Tre shqiptarët dhe rumuni teksa kanë qenë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, kanë hasur efektivët e policisë që u janë afruar dhe në këtë moment, një prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka tentuar të qëllojë drejt policëve, por fatmirësisht por nuk ka arritur të gjuajë pasi arma i është bllokuar.

Sipas CNN.gr, Ngjarja ka ndodhur jashtë një lokali në rrugën Alexandras ndërsa shqiptarët dhe rumuni kanë përfunduar në prangat e autoriteteve greke.

Efektivët u janë afruar shqiptarëve dhe rumunit, teksa këta të fundit po qëndronin në trotuarin pranë lokalit, dhe kanë ngjallur dyshime te policët.

Nuk dihen arsyeja që ka çuar një prej grupit të shqiptarëve dhe rumunin të tentonin të qëllonin drejt efektivëve.