Pas gati dy vitesh, përdorimi i maskës në ambiente të mbyllura nuk do të jetë më i detyrueshëm në Greqi, me disa përjashtime.

Sipas Proto thema, Greqi heq deri në 15 shtator përdorimi i maskave nuk do të jetë i detyrueshëm në ambjentet e mbyllura. Përjashtim bëjnë transporti publik urban, metro, autobusë, trolejbusë, tramvaje dhe objektet e kujdesit shëndetësor dhe shtëpitë e pleqve.

Maska nuk do të jetë e detyrueshme në transportin publik ndërqytetës, ku vendet e pasagjerëve janë të numëruara, si në aeroplan. Sot pritet që ekspertët e komitetit të ekspertëve të tregojnë se çfarë do të zbatohet për anijet në lidhje me përdorimin e maskës, e cila për momentin mbetet e detyrueshme. Megjithatë, është e mundur që përdorimi i maskës të pezullohet edhe për pasagjerët e anijeve.

Masa shfuqizohet në shkolla, shkolla profesionale, universitete dhe çdo strukturë tjetër arsimore. Provimet janë një përjashtim, pasi studentët duhet të mbajnë maskë brenda klasave. Edhe pse maskat nuk do të jenë të detyrueshme rekomandohet që  në ambjente me shumë njerëz të mbahet maska