Policia greke ka arrestuar 4 shtetas shqiptarë, ka sekuestruar rreth 67 kg marijuanë dhe dy makina.

Mediat greke bëjnë me dije se njëri mjet shërbente për kontrollin e rrugës, tjetri i ngarkuar me drogë, janë kapur brenda qytetit të Igumenicës.

Shqiptarët ishin nga dy persona në secilin mjet. Janë sekuestruar 48 pako me 66 kg 690 grame marijuanë. Janë sekuestruar 2190 euro dhe 7 celularë.

Është shpallur në kërkim edhe një shqiptar i pestë i përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi.