Janë rritur rastet me linë e majmunëve në Greqi, ku numri i të infektuarve ka arritur në 32.

Të dhënat e paraqitura në raport kanë të bëjnë me rastet e konfirmuara laboratorike të infektimit me virusin e lisë së majmunit në Greqi, bazuar në të dhënat e deklaruara në EODY të regjistruara deri më 28 korrik.

Në total, në Evropë, deri më 26 korrik, janë regjistruar 13,043 raste të sëmundjes në 37 vende të ndryshme ndërkohë në të gjithë botën janë konfirmuar mbi 18 mijë raste me sëmundjen afrikane.

Lija e majmunëve është një infeksion viral i njohur për herë të parë në vitin 1958.

Transmetohet nëpërmjet kontaktit me kafshët e egra dhe nga njeriu te njeriu nëpërmjet kontaktit të ngushtë fizik.