Policia greke ka arrestuar një shqiptar të cilin e kërkonte prej kohësh si të akuzuar për një grabitje të ndodhur në shtator të 2021-it.

26-vjeçari shqiptar u arrestua fillimisht në nëntor të 2021-it nga policia e Atikës, ku u lirua më pas në pritje të gjykimit.

Në momentin që shqiptari u paraqit para trupës gjykuese në Gjykatë dhe kur hetuesit zbuluan se ai përdorte katër emra dhe se ndaj tij kishte akuza të tjera për vjedhje, 26-vjeçari tentoi dhe u arratis duke përdorur dhunë dhe fjalor banal ndaj efektivëve të policisë.

Mësohet se përpara se të arratisej, shqiptari i ka treguar organit gjenital, një oficeri.

Arratia e shqiptarit nuk ka zgjatur shumë pasi dje ra në prangat e policisë greke.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu