Një 42-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në Greqi.

Bëhet me dije se ka ndërruar jetë A. D. nga Tepelena, pas një aksidenti me motor.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ndërsa ditën e nesërme trupi i të ndjerit mbërrin në Shqipëri. 42-vjeçari është babai i dy fëmijëve, ndërkohë miqtë e tij kanë shprehur dhimbjen e madhe në rrjetet sociale.

“Dhimbje madhe zemren na i coptove te pushoft shpirti ne paqe kusho dhe zoti te beft engjell nuk me ben Dora te shkruaj as zemra sma beson dhe syri me loton, do na mungosh vellai jon gjith nje ne zemren Ton do jesh ohhh zot” – shkruan një kushëriri i të ndjerit.