Tjetër krim i rëndë u regjistrua në iahullin Rodos të Greqisë.

Sipas medieve vendase, një 47-vjeçar vendas, ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij, një 36-vjeçare shqiptare.

Mësohet se shkak për krimin e rëndë është bërë fakti se shqiptarja kishte kërkuar divorcin.

Ngjarja ndodhi rreth mesnatës. Pasi e ndoqi nëpër shtëpi, greku e goditi gruan e tij me thikë në këmbë, krahë dhe qafë.

Fqinjët kanë dëgjuar zhurmat dhe thirrjet e gruas për ndihmë dhe njoftuan autoritetet.

E plagosura është dërguar në spital, ku për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë kanë nisur hetimet për grekun e arrestuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu