Arrestohet në Korfuz një shqiptar i shumëkërkuar. Shqiptari është kapur në Kasiopi, në zonën më të afërt me Shqipërinë. 35-vjeçari është i dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg për vrasje me dashje nga Gjykata e Athinës, ndërsa akuzohet se në bashkëpunim me dy shqiptarë të tjerë, në 11 dhjetor 2016 ka vrarë në Athinë një shtetas afgan.

Viktima po argëtohej në një lokal në zonë dhe ndërsa ishte i dehur u grind me tre shqiptarët. Në momentin që po hynte në makinë, afgani u qëllua me armë në kokë nga shqiptari që u kap ne Korfuz.

Policia pas disa kohesh identifikoi dy 27-vjeçarët në atë kohë, arrestoi njërin dhe tjetrit i dha urdhër arresti pasi ndodhej në burg, ndërsa autori kryesor u tha se ishte larguar jashtë shtetit.

Ky i fundit rezultonte kreu i një grupi që trafikonte drogë e klandestinë ndërkohë që ishte akuzuar dhe për qarkullim të kartëmonedhave false. Dyshohet se ai është kthyer në Shqipëri dhe në mënyrë të paligjshme është sërish futur në Korfuz.