Një 42-vjeçar shqiptar, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Janinë të Greqisë pasi është pikasur nga forcat helene.

Sipas akuzës së shtetit italian 42-vjeçari është dënuar me 6 vite dhe 8 muaj burg për trafikim të lëndëve narkotike.

Sakaq, pas arrestimit të tij ai është vendosur në paraburgim, nërsa mbetet në pritje të procedurës për ekstradimin e tij drejt Italisë.