Sot jane arrestuar dy shqiptare nga policia greke në zonën malore në vendin ”Mavrovunio” në Janinë.

Operacioni ne fjale eshte zhvilluar nga forcat e Antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Janinës, duke bere te mundur arrestimin e dy shqiptareve, qe akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike dhe kalim të paligjshëm të kufirit.

Dy shqiptarët me iniciale M.L nga Durrësi dhe A.M nga Mirdita, u kapën gjatë kohës që po transportonin dy çanta me 24 pako me kanabis, me peshë totale 38 kg dhe 350 g.

Nderkohe policia greke ka shpallur ne kërkim edhe një bashkëpunëtor të tyre, i cili u largua në zonën e pyllëzuar.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu